4 shenja seksuale, që tregojnë se ai është dashuruar kokë e këmbë!

4 shenja seksuale, që tregojnë se ai është dashuruar kokë e këmbë!

“Kur jemi të dashuruar, jemi të mbytur nga një koktej kimik hormonesh, që prodhon një gjendje euforike dhe krijon një tërheqje intensive”, thotë Irene Fehr, trajnere e seksit dhe intimitetit për Elite Daily.

“Gjatë kësaj periudhe, njerëzit sillen ndryshe në shtrat, sepse ne jemi detyruar të joshim dhe t’i bëjmë përshtypje partnerit/es.”

Ja se ç’thonë ekspertët  për disa nga “sjelljet seksuale” që nënkuptojnë se partnerët tuaj janë dashuruar:

#1 – Janë plotësisht të pranishëm dhe të hapur seksualisht në shtrat

Mund ta ndjeni këtë në mënyrën si ju shikojnë ose prekin. Ata mund të jenë më të guximshëm në marrjen e rreziqeve emocionale për t’ju treguar veten, në formën më të pastër dhe të qartë të tyre.

#2 – Janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që t’ju kënaqin

Një partner i dashuruar ka të ngjarë të vlerësojë kënaqësinë tuaj seksuale mbi kënaqëinë e tij. Nëse ata bëjnë çmos që çdo përvojë për ju të jetë fantastike, mund të jetë një shenjë se ata duan me të vërtetë të kujdesen për ju.

#3 – I japin përparësi afeksionit

Një sjellje tjetër për t’u shënuar është sa përparësi i japin dashurisë.

Nëse partneri merr kohën të jetë me ju në moment, me puthje, prekje etj, kjo do të thotë se ai nuk është aty vetëm për seksin.

#4 – Përpiqen t’ju bëjnë përshtypje

Nga frika se mund t’ju humbasë, ju mund ta shihni atë duke u përpjekur t’ju bëjë përshtypje në dhomën e gjumit. Kjo tregon se ju i interesoni vërtet, edhe pse në terma afatgjatë mund ta rrezikojë lidhjen.

Të gjithë duan të ndjejnë se personi që kanë pranë i do. Prandaj, çdo përpjekje është shenjë që e tregon këtë. Sidoqoftë, mos harroni se ka qindra mënyra të tjera për t’i lënë dikujt të kuptojë se ju e doni vërtet!

Ekspertët e cituar: Irene Fehr, trajnere e seksit dhe intimitetit, Cate Mackenzie, therapist psikoseksual

Shpërndaje në: