4 përdorimet e avokados që nuk i njihnit më parë
20 vjet më parë, avokado u fut në Librin e Rekordeve të Guinnessit si fruti më ushqyese në botë dhe ka shumë përdorime për të. Një avokado nuk është vetëm ushqim, por ka kaq shumë përdorime të tjera si p.sh:
Krem për depilim: Një avokado përmban vitamina A dhe E të cilat ushqejnë lëkurën dhe e zbusin atë. Përdorimi: Merrni 1 avokado të pjekur, hiqni lëkurën, dhe ndajeni atë në gjysmë, duke hequr farën dhe më pas përzieni. Duhet të ketë një konsistencë të butë. Para depilimit, përdorni këtë krem në lëkurën tuaj, ashtu si kremi i zakonshme i depilimit. Kur të mbaroni, ruani pjesën e mbetur në frigorifer.
Krem për buzët: Lëkura e qafës dhee buzëve është shumë e hollë dhe kjo është arsyeja pse rrudhat formohen rreth saj shumë lehtë. Avokado përmban acid oleik, i cili i bën buzët të buta dhe të plota. Receta: Mixoni 1/2 e avokados së pjekur me 1 lugë vaj ulliri. Aplikoni përzierjen në zonën rreth buzëve dhe lëreni për 25 minuta. Shpëlaj me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë procedurë 2 herë në javë.
Trajtim për sytë: Rathët poshtë syve shfaqen për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut dhe inflamacionit të syve. Vitaminat A, D, C dhe B-3 në përbërjen e avokados mund të ndihmojnë në zvogëlimin e këtyre problemeve. Përdorimi: Mixoni 1/2 avokado dhe 4 fetakastraveci në një blender. Ftoheni përzierjen në frigorifer për 1 orë. Pastaj aplikoni përzierjen në sy për 25 minuta. Ju mund ta përsëritni këtë procedurë çdo mëngjes.
Sapun: Ju mund të bëni edhe sapun me avokado për të hidratuar lëkurën dhe për pastrimin e saj.Përdorimi: Miksoni 45 ml ujë dhe 65 ml gëlqere. Në një tigan, ngrohni 150 ml vaj avokado, 130 ml vaj kokosi, 130 ml vaj ulliri, 30 ml vaj bajame, 45 ml ujë dhe 170 g pure avokado të butë. Ftoheni në temperaturën e dhomës. Pastaj kombinoni të dy përzierjet. Shtoni 4 pika vaj esenciale nenexhik. Derdhni përzierjen në një formë që dëshironi dhe ftoheni për 24 deri në 48 orë.