4 mijë e 390 mërgimtarë votuan deri në ora 11:00
![4 mijë e 390 mërgimtarë votuan deri në ora 11:00](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/492AABD1-6509-451F-BFD9-55AFF84D9561-400x300.jpeg)
4 mijë e 390 mërgimtarë kanë votuar sot në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e ndryshme.
Kjo u bë e ditur nga Kreshnik Radoniqi në konferencën e dytë e KQZ-së përgjatë ditës së sotme, ndërsa këto vota vlejnë deri në ora 11:00.
“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4 mijë e 390 votues, apo 21.60 për qind”, tha ai