4 këshilla praktike dhe të aksesueshme për të hequr dorë nga ngrënia e thonjve
Kur përpiqemi të luftojmë zakonin tonë të kafshimit të thonjve, kemi nevojë për këshilla praktike që mund të zbatohen lehtësisht pa pasur nevojë të bëjmë shumë përpjekje.
Pavarësisht nëse i kafshojmë për shkak të ankthit, zemërimit ose mërzisë, ne e bëjmë atë mënyrë të pa ndërgjegjshme.
Të mos jesh i vetëdijshëm për diçka e bën të vështirë luftën dhe vetëm këshillat praktike mund ta bëjnë punën.
Pritini sa më shumë të mundeni: Gjithmonë mbani prerësin e thonjve tuaj afër. Në momentin që vini re se thonjtë tuaj janë bërë madje edhe pak më të gjatë, shkurtojini ato. Çdo pjesë e vogël e thoit duhet të pritet që mos të kafshohet!
Vendosni fasha në gishtat tuaj: Nëse nuk e kontrolloni dot veten për të ndaluar ngrënien atëherë vendosni një fasha në gishtin tuaj, në këtë mënyrë nuk do t’i shihni ato.
Gjeni aktivitete për të mbajtur duart e zëna: Kjo mund të ndryshojë nga personi në person. Të gjithë kemi hobi të ndryshëm, prandaj është mirë të mendojmë t’i përdorim si mekanizëm mbrojtës.
Krijoni ilustrime, pikturoni, thurni ose thjesht palosini rrobat, vendosini duart në xhepa.
Mbajeni dhe gojën tuaj të zënë: do të ndihmojë shumë kur bëhet fjalë për të shmangur kafshimin e thonjve.
Ju do të shihni se pas disa kohësh, impulsi për të kafshuar thonjtë tuaj do të zhduket. Filloni të përtypni çamçakëz dhe të hani karamele ose nenexhik.