4 incidente të çuditshme gjatë seksit që nuk i kishim dëgjuar kurrë
Ne të gjithë e dimë se seksi sjell përfitime shëndetësore, si lehtësim nga stresi dhe parandalim i shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Por, duhet të dimë se edhe hapat e gabuar e të vegjël na rezultojnë në dëmtime serioze. Përveç lëndimeve seksuale të zakonshme të njohura si thyerje penile apo dëmtime në dush, një pjesë e vogël e aksidenteve të panjohura seksuale janë sa të komplikuara aq edhe të padëgjuara më parë nga ne. Nga ushqimet me erëza që djegin organet gjenitale të një gruaje tek penisi që lëndohet në zinxhirët e pantallonave të burrave, këtu janë disa nga lëndimet seksuale më të çuditshme në histori…
1
Vagina e një gruaje për pak mori flakë, pasi partneri i saj hëngri salcë pikante dhe kreu seks oral me të
Ushqimet me erëza mund të irritojnë lëkurën e ndjeshme. Të dashuruar me ushqime me erëza, kini kujdes: ngrënia e ushqimeve djegëse mund të rezultojë në dhimbje të padëshiruara gjatë seksit. Ky ishte rasti për një grua, e cila raportoi një ndjesi djegieje në zonën gjenitale pasi partneri bëri seks oral me të. “Salca pikante e partnerit të saj e konsumuar para aktit seksual la djegie të butë në zonën e saj gjenitale”, tha Dr. Gabe Wilson, një mjek i emergjencës në SHBA. Ushqimet me erëza japin një ndjesi nxehtësie në gjuhë, e gjithashtu ato mund të bashkëveprojnë me receptorët e lëkurës dhe të japin dëmtime të tjera si temperaturë ekstreme, djegie, lëndime, etj.
2
Pasi një grua preku spermën e partnerit të saj, pësoi një reaksion alergjik dhe shpërtheu në puçrra
Gruaja gjithashtu kishte probleme me frymëmarrjen dhe kur mjekët nisën të hetonin, ata zbuluan se kishte një alergji ndaj penicilinës antibiotike. Partneri i saj kishte gjurmë të një antibiotiku të ngjashëm, amoksicilin, në spermë, sipas raporteve të rasteve. Ai kishte marrë amoksicilin për të trajtuar një infeksion të veshit. Alergenet e transferuara përmes seksit mezi janë studiuar dhe ky rast është një nga të parat që demonstron fenomenin. Një studim tjetër, i botuar në vitin 2007-të në Journal of Allergology Investigational dhe Immunology Clinical, përfshinte një grua që gjithashtu kishte një reaksion alergjik pas gëlltitjes së spermës së partnerit të saj. Ajo ishte alergjike ndaj arrave të Brazilit dhe mjekët gjetën gjurmë të tyre në farën e tij pasi ai i kishte konsumuar ato disa ditë më para.
3
Burrat kanë raportuar trauma gjenitale pas aksidentit të penisit që kishte ngelur i kapur tek zinxhiri i pantallonave
Trauma penile për shkak të zinxhirëve të pantallonave janë të zakonshme. Hulumtuesit zbuluan se ndërmjet viteve 2002 dhe 2010, rreth 17,616 njerëz u shfaqën dhe dhanë emergjencë në Shtetet e Bashkuara për shkak të plagëve të zinxhirit të pantallonave në organet gjenitale të tyre. “Penisi ishte pothuajse gjithmonë i vetmi organ gjenital i përfshirë,” shkroi hulumtuesit. Mosha mesatare për këtë lloj lëndimi ishte nga 18 deri në 22 vjeç.
4
Orgazma e një gruaje zgjati plot tre orë pa ndërprerje
Seksi që përfundon me orgazmë është zakonisht qëllimi për shumicën e njerëzve, por orgazma e një gruaje ishte kaq e fortë sa ajo përfundoi në spital. Një grua me emrin Liz kishte marrëdhënie seksuale me partnerin e saj Eric. Por kur orgazma e saj vazhdoi për një orë pas seksit, ajo filloi të panikonte dhe provoi të pinte verë dhe të kërcente për të provuar mundësinë e ndalimit të orgazmës, por asgjë nuk funksionoi. Më pas ajo përfundoi në spital. Pas tre orësh pa ndërprerje, orgazma e saj përfundoi. Gjendja e kësaj gruaje nuk ka një diagnozë specifike, por ekziston diçka që quhet çrregullim i zgjimit gjenital (PGAD). PGAD ndodh kur një person ka një zgjim gjenital të shpeshtë që del nga askund dhe nuk shkaktohet gjithmonë nga nxitjet tipike të kontaktit seksual. Edhe nëse ata masturbojnë ose kanë orgazmë, nuk ofrojnë lehtësim nga gjendja dhe mund të rezultojë me stres dhe dhimbje të vazhdueshme. Gjendja në mënyrë tipike prek gratë.