4 gjëra që duhet të keni parasysh nëse doni të humbisni kile shpejt

4 gjëra që duhet të keni parasysh nëse doni të humbisni kile shpejt

Nuk ekziston asnjë shkop magjik që t’ju bëjë të humbisni peshë sa hap e mbyll sytë, kështu që duhet të jeni të ndërgjegjshëm. Duhet vullnet, punë dhe përkushtim nga ana juaj.Nëse doni të humbisni peshë në kohë të shkurtër dhe në mënyrë të shëndetshme duhet se s’bën të keni parasysh 4 gjërat më poshtë:

1. Vrapi

Është një nga mënyrat më të mira për të djegur sa më shumë kalori. Nëse nuk iu pëlqen vrapi, atëherë mund të zgjidhni disa alternativa që ofrojnë të njejtin rezultat si ai, psh: biçikleta apo litari.

2. Hani shpesh, por me racione të vogla.

Konsumoni më shumë se 3 vakte në ditë, po jo vakte të cilat përmbajnë sasi të mëdhaja ushqimi. Mund ta nisni mëngjesin tuaj me drithërat dhe më pas të konsumoni fruta të thata gjatë ditës. Ato iu japin energjinë për të cilën ka nevojë trupi juaj. Vakti që duhet të konsumoni të plotë është dreka.

3. Pini shumë ujë.

Zgjidhni ujin në vend të çdo pijeje tjetër, sa herë të keni etje. Duhet të konsumoni të paktën 1.5 litra ujë në ditë. Është mirë që të pini sa më shumë përpara se të hani, pasi do t’iu bëjë të ndiheni të ngopur pa qenë nevoja të konsumoni shumë ushqim.

4. Flini gjumë mjaftueshëm.

Fjetja pa orar apo pagjumësia janë një faktor që shkaktojnë shtimin në peshë, për shkak të çregullimit të organizmit tuaj. Bëni mirë të caktoni një regjim dhe t’i qëndroni besnike atij, pa harruar që duhet të flini 8 orë çdo natë.

Burimi: Women’s Health

Shpërndaje në: