4 gabimet e përditshme gjatë makeup-it që ju bëjnë të dukeni si palaço

4 gabimet e përditshme gjatë makeup-it që ju bëjnë të dukeni si palaço

Nuk ka rëndësi nëse jeni dashamirëse të makeup-it apo jo, vjen një moment që të gjithave na duhet të përdorim krem pudër, buzëkuq dhe rimel. Por a jeni vërtetë të sigurta që dini të trukoheni mirë dhe jo si palace cirku? Më poshtë Living ka renditur katër gabimet më të shpeshta gjatë makeup-it që bëjmë të gjitha, si dhe ju ftojmë t’i korrigjoni sa më parë, nëse nuk doni t’ju shenjojnë të gjithë me gisht.

1.Nuk pastroni kurrë furçat e makeup-it: E mbani mend herën e fundit kur keni larë sfungjerin e kremit pudër, furçën e blush-it dhe highlighter-it, apo syve? Nëse nuk e keni bërë kurrë më parë këtë gjë, urojmë që ky artikull t’ju bëjë të ndërroni mendje. Përdorimi i furçave të ndotura për një kohë të gjatë është shkaktari kryesor për shfaqjen e akneve dhe vatrave të ndryshme bakteriale në sipërfaqen e lëkurës. Gjithashtu bën që grimi juaj të mos jetë uniform dhe i freskët.

clean makeup brushes 2
2.Nuk aplikoni fondotintë në pjesën e qafës dhe bustit: Fondotinta ose kremi pundër është një ndër ato produkte që nuk mungon kurrë në çantën e kozmetikës së një gruaje apo vajze. Përveç se i jep lëkurës një ngjyrë më uniforme, shërben gjithashtu për të mbuluar ndonjë cen të vogël si puçrrat, njollat kafe apo pikat e zeza. Megjithatë një ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë është të lyejmë gjithë fytyrën dhe jo qafën. Dhe nëse ngjyra e kremit që keni zgjedhur është disa herë më e errët apo e zbardhur nga toni natyral i lëkurës, kjo gjë që do të bëjë që të dukeni keq. Prandaj herës tjetër mos harroni të aplikoni fondotintë edhe tek qafa, busti, por edhe veshët.

7236360 3143360 prew 0 1541139123 1541146408 1200 1 1541146408 728 3c41ff6e0a 1541574980
3.Nuk hidratoni lëkurënn para se të aplikoni krem pudër: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, dhe për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj ndryshimeve të motit, diellit dhe rrezeve ultravjollcë, produkteve kozmetike ose larëse me përmbajtje kimike etj. Përveç scrubit, të cilin duhet ta bëni 1-2 herë në javë, duhet të aplikoni krem hidratues gjatë gjithë kohës, sidomos para se të përdorni krem pudër. Kremi pudër në një lëkurë të thatë e bën të duket atë jo të shëndetshme, jep kruarje gjithë kohës dhe fshihet lehtë.

makeup tricks for dry skin
4.Konturoni vetullat më shumë nga ç’duhet: Në qoftë se fytyra është piktura, vetullat janë korniza e saj, prandaj jepuni rëndësinë që meritojnë. Të kujdesesh për vetullat nuk nëkptoni vetëm t’i hiqni apo hidratoni, por edhe t’i konturoni në mënyrë që grimi të duket sa më uniform. Mirëpo nëse zgjidhni një laps më të errët nga ngjyra natyrale e vetullave, ose i lyeni më shumë nga ç’duhet, do të dukeni keq. Kjo vlen edhe për vetullat tatuazh, kujdes kur bëni zgjedhjen e ngjyrës së tyre./Living/
7236010 4690660 1 0 1541063037 0 1541065583 0 1541065979 0 1541504489 0 1541511633 1541531318 1200 1 1541531318 728 b00dd7a663 1541574980

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gratë e Klinës e…

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, tha se shpreson që…

SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus

Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksionet më të ashpra dhe gjithëpërfshirëse deri tani ndaj industrisë…

Abdixhiku lanson spotin e nisjes së fushatës: Le të nisë festa, bëhu ndryshimi

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lanësuar spotin e nisjes së…

PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë

Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e…

Bytyqi viziton gratë e Suharekës, premton se si deputete do të jetë zëri i fuqizimit të tyre

Kandidatja e AAK’së për deputete, Albana Bytyqi, ka vizituar sot gratë e Sopisë së Suharekës,…

Krasniqi: Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati të kërkojnë falje publike për shpërndarje të dezinformatave ndaj hetuesit policor

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi.…

Brenda pak minutave, Greqia lëkundet nga dy tërmete

Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik…