4 arsye të rëndësishme pse çiftet me fëmijë duhet të shkojnë në pushime vetëm
Kujtoni që jeni më shumë se thjesht prindër
Nëse kaloni pjesën më të madhe të kohës me fëmijët, do të dëgjoni “mami” dhe “babi” 100 herë në ditë dhe normalisht mësoheni me këtë rol. Ndonjëherë prindërit harrojnë veten dhe partnerin/en duke u përqëndruar më së shumti te fëmijët. Të pushuarit për pak ditë larg tyre i ndihmon çiftet që të kuptojnë se janë më shumë se thjesht prindër.
Ju mundëson që të rriteni në marrëdhënien tuaj
Kur fëmijët vijnë në jetë, mund të ndodhë që marrëdhënia e partnerëve të kalojë një pauzë. Të qenurit për pak ditë larg fëmijëve, ndikon që çiftet të rifillojnë dhe rindërtojnë marrëdhënien. Pavarësisht ulje-ngritjeve, ata kuptojnë se dashuria dhe përkushtimi është ende mes tyre.
I bëni fëmijët të kuptojnë se martesa është e rëndësishme
Kur kujdeseni për fëmijët në 24/7, i bëni ata të kuptojnë se bota sillet rreth tyre. Nëse herë pas here kaloni pak kohë veten, fëmijët fillojnë edhe kuptojnë se mami dhe babi (ose çdo raport tjetër) kanë nevojë të qëndrojnë vetëm.
Tregoni dashuri dhe përkushtim për partnerin/en
Nëse jeni gjithnjë të zënë me fëmijët, vendosni të gjeni pak kohë për të qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Koha e kaluar larg të tjerëve do t’ju ndihmojë që të përqëndroheni te ai/ajo dhe ta shihni marrëdhënien tuaj ndryshe.