4 aplikacione që lexojnë filxhanin e kafesë
Njihet si taseografi (tasseography, tasseomancy ose tassology) dhe është një praktikë e parashikimit të fatit, e cila interpreton format e gjetheve të çajit, llumit të kafesë ose mbetjeve të verës. Në praktikën moderne, mbetjet e pijeve të tjera, si çokollata e nxehtë ose birra, mund të interpretohen.
Lexim i i filxhanit të kafesë praktikohet tradicionalisht duke përdorur kafe turke. Kafeja konsumohet dhe në fund mbetet llumi i saj. Ekzistojë disa variacione të leximit, por përgjithësisht kërkohet që filxhani të kthehet përmbys.
Simbolet në kafe mund të përfshijnë njerëz, kafshë, objekte fizike, mendime, ndjenja, fjalë dhe instikte. Lexuesi përpiqet të interpretojë simbolet.
Për shkak të përhapjes si praktikë e parashikimit të ndodhive, sot janë krijuar edhe aplikacione që lexojnë filxhanin e kafesë thjesht duke ngarkuar foto në aplikacion.
Kaave: Thjesht duhet t’i bëni foto anës së brendshme të filxhanit dhe të paraqisni detajet tuaja personale si emrin, datën e lindjes dhe statusin e marrëdhënies.
Faladdin: Ofron lexime të letrave tarot, lexime ditore të horoskopit, lexime të filxhanit, astrologji të personalizuar etj.
Palmistry: Lexime të filxhanit të kafesë, lexime të pëllëmbës së dorës, numrit të fëmijëve etj.
Coffee Cup Readings: Funksionon njësoj si aplikacionet e mësipërme.