38 gjyqtarë nga Prishtina u nënshtrohen testit teorik
Nën drejtimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, sot shumë gjyqtarë të rinjë i janë nënshtruar testit teorik.
Pas katër muajsh ligjërata dhe punë praktike, 38 gjyqtarë të rinjë janë testuar në baza teorike për kategorinë katër – gjyqtarë fillestar.
Prezent në këtë sesion ishte edhe komisioni nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndryshe, regjioni i Prishtinës drejtohet nga Ismajl Ajeti dhe njëherit është regjioni më i madh në Kosovë.
Ky regjion përfshinë 46 shkolla garuese me nga tri gjenerata si dhe administron edhe ligën e tretë regjionale.