36-vjeçari nga Kosova kapet me 18 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i fusë në Shqipëri

36-vjeçari nga Kosova kapet me 18 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i fusë në Shqipëri

Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 18 mijë euro pa i deklaruar, konform ligjit autoritetet shtetërore kanë sekuestruar shumën e parave.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në: