35 vjetori i themelimit, Bajrami: LDK-ja solli demokracinë në rajon, ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

35 vjetori i themelimit, Bajrami: LDK-ja solli demokracinë në rajon, ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LDK-ja e ka ndryshuar rrjedhën e historisë së Kosovës.

Këto komente Bajrami i bëri me rastin e 35-vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik.

“Ne sot jemi krenarë për trashegiminë tonë politike. LDK-ja sjelli demokracinë në rajon, duke qëndruar me guxim përballë shtypjes e represionit gjatë viteve 1990. Gjatë atyre viteve të errëta, LDK organizoi shtetin paralel, duke mbajtuar të gjallë arsimin për një dekadë e duke ofruar shërbime shëndetësore për të gjtihë qytetarët e saj, duke punuar pa rreshtur të siguroj përkrahjen ndërkombëtare se Kosova meriton të jetë shtet i pavaruar”, ka shkruar ndër të tjerash Bajrami.

Shpërndaje në: