‘’35 vjet LDK’’, Abdixhiku: Do të kthemi fort e shpejtë, do ta bëjmë ëndrrën evropiane si evropian që jemi

‘’35 vjet LDK’’, Abdixhiku: Do të kthemi fort e shpejtë, do ta bëjmë ëndrrën evropiane si evropian që jemi

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në 35 vjetorin e krijimit të kësaj partie, ka thënë se ata që themeluan atë ishin vizionarë që guxuan të ëndërronin një të ardhme tjetër për Kosovën,.

Abdixhiku kujtoi edhe presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se është at themeltar i Kosovës dhe pijes historik.

‘‘35 vjet me parë, saktësisht me 23 dhjetor të vitit të ndryshimit evropian, një grup vizionarësh guxuan të ëndërronin për një të ardhme tjetër të Kosovës. Ata ëndërruan për lirinë, ëndërruan për demokracinë, ëndërruan për vet pavarësinë. Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, ati themeltar i shtetit të Kosovës, presidenti Ibrahim Rugova’’, ka thënë ndër tjerash ai.

Po ashtu, i pari i LDK-së paralajmëroj kthim të fortë e të shpejtë të kësaj partie dhe se, ata do ta bëjnë ‘‘ëndrrën evropian si evropian që jemi të vërtetë’’.

‘‘Do të kthehemi fortë, do të kthehemi shpejt, do të bëjmë ëndrrën tonë evropiane si evropian që jemi të vërtetë. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës’’, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: