34 vjeçares në Tiranë i hiqet tumori në tru përmes vetullës, pa prerje në kokë
Një ndërhyrje e vështirë ka nodhur në QSUNT, ku pacientes 34 vjeçare i është hequr tumori 3 centimetër në tru, përmes vetullës dhe pa prerje në kokë.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Një ndërhyrje e vështirë e realizuar nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës, bëri të mundur të hiqet plotësisht tumori, pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtuar nuhatjen tek një paciente 34-vjeçare, me një tumor 3 cm në tru, ngjitur me nervat e nuhatjes e të shikimit.
Mirënjohje për ekipin e neurokirurgëve, Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona” – ka thënë ai.