33 vjeçarja shqiptare me 7 fëmijë: Mos bëni një apo dy fëmijë, por shtoni familjen

33 vjeçarja shqiptare me 7 fëmijë: Mos bëni një apo dy fëmijë, por shtoni familjen

Neta Deda, nëna e 7 fëmijëve ishte këtë të hënë për të folur për familjen e saj të madhe në “Good Morning Albanians”.

Ajo së fundmi është bërë nënë e një vajze të vogël me ermin Hana dhe shprehet se të jesh në një familje të madhe është një lumturi e papërshkrueshme, të cilën ua sugjeron të gjithë prindërve.

Ajo u shpreh se prindërit do ishte mirë të mos i linin fëmijët të vetëm, por tu bënin motra e vëllezër.

“Ndodh shpesh me kalamajtë që janë nëpër shkolla t’i pyesin se si ndiheni në familjen tuaj. Është një lumturi pa fund të rritesh mes një familje të madhe. Unë do ia uroja çdo prindi që minimumi mos t’i lënë fëmijët vetëm. Mos të ngelen me një apo me dy fëmijë”,-tha ajo.

Ajo u shpreh se gjithnjë ka dashur të ketë një familje të madhe, ndaj asnjëherë lajmi i shtatzënisë nuk ka qenë surprize për të. Ndërsa shtoi se edhe familjarët tashmë janë mësuar që çdo 1 vit e gjysmë, shtohen me një anëtarë të ri në familje.

“Asnjë nga 7 shtatzënitë e mia nuk ka qenë e papritur. Ne gjithnjë kemi dashur të kemi një familje të madhe dhe nuk është se na ka ardhur surprizë lajmi. Për momentin po rrimë te ky numër po nuk e dimë”,-tha ajo.

E pyetur se si ishte të menaxhonte 6 fëmijët gjatë shtatzënisë, nëna e shtatë fëmijëve u përgjigj se tashmë ishte mësuar.

“Po fillon e mësohesh me numrin, bën 1,2, 3 pastaj mësohesh, është më e lehtë. Fëmijët janë të mrekullueshëm, nuk e ndien shumë lodhjen. Emocioni është njësoj si me fëmijën e parë edhe me të shtatin. Të gjithë u gëzuan se janë mësuar çdo 1 vit e gjysmë, dy u vjen një anëtar i ri në familje”,-tha ajo.

Shpërndaje në: