31-vjeçari që sulmoi gjyqtaren në sallën e gjykimit në Las Vegas, dënohet me së paku 26 vjet burg
Deobra Redden i cili më 3 janar kishte sulmuar një gjyqtare në një sallë gjyqi në Las Vegas, duke u hedhur me forcë mbi të, është dënuar me disa dekada burg.
Mediat e huaja kanë raportuar se të martën, ai është urdhëruar të vuante së paku 26 vjet burgim, në një burg në Nevada, për sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës së Qarkut Clark, Mary Kay Holthu.
Skena e dhunshme është kapur nga video e sallës së gjyqit, ku shihet gjyqtarja 62-vjeçare duke tentuar të largohet kur e sheh Redden duke u hedhur drejt saj.
Gjyqtarja Holthus pësoi disa lëndime, por nuk u shtrua në spital, thanë zyrtarët e gjykatës.
Avokati mbrojtës i Redden, Carl Arnold, ka thënë se klienti i tij nuk po merrte medikamentet e tij të përshkruara për të kontrolluar skizofreninë e tij të diagnostikuar në kohën e sulmit.
Redden do të ketë të drejtë për lirim me kusht diku pas vitit 2050.
Momenti kur Redden sulmon gjyqtaren: