3 veprime që parandalojnë kancerin e gjirit

3 veprime që parandalojnë kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit te gratë.

1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit, madje sipas statistikave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit raportohen rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra në vit vdesin nga kjo sëmundje dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje.

Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluar.

Tri veprimet e mëposhtme janë vërtetuar shkencërisht se parandalojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje:

-Ushqeni fëmijën me gji: Ushqyerja me gji lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit tek nënat.

-Kufizoni alkoolin: Vazhdojnë të shtohen të dhënat që tregojnë për lidhjen mes alkoolit dhe rrezikut të madh për zhvillimin e kancerit.

-Ndiqni një dietë të pasur në perime (sidomos karota): Duke ngrënë perime jo me bazë niseshteje, ushqime me karotenoide, si karotat dhe domatet, si dhe ushqime që janë të larta në kalcium, mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit

Shpërndaje në: