3 ushqimet çudibërëse që parandalojnë gërhitjen dhe pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, ja pse duhet t’i hani para se të flini
Gërhitja është një tingull i ngjirur dhe i vrazhdë që krijohet kur keni bllokim të pjesshëm të frymëmarrjes gjatë gjumit për shkak të një problemi të caktuar. Shpeshherë gërhitja mund të jetë tregues i problemeve serioze me shëndetin. Për më tepër, ajo mund të jetë shumë e bezdisshme për partnerin/partneren tuaj. Më shumë se gjysma e të rriturve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre. Gërhitja ndodh kur ajri kalon në indet e fytit dhe shkakton vibrim të tyre ndërsa merrni frymë, prandaj krijohet edhe ai tingulli karakterizues. Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes. Sipas studiuesve,një ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit. Ja cilat janë disa prej tyre:
Çaji: Në përgjithësi çaji i nxehtë nxit gërhitjen, por disa përzierje si çaj kamomili, çaji i zi, çaji jeshil apo çaji i bardhë e reduktojnë gërhitjen. Më i rekomanduar është çaji i nenexhikut, i cili mund të pihet para gjumit, sepse lehtëson frymëmarrjen dhe eliminon mukusin e tepërt në rrugët respiratore.
Mjalti: Mjalti përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, zbuloi se mjalti lufton mukozën dhe ulçerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes. Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumoni një filxhan me qumësht të ngrohtë soje me mjaltë ose edhe një lugë çaji mjaltë.
Hudhra: Hudhra pakëson akumulimin e mukusit dhe lufton inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes. Nëse gërhisni si pasojë e sinozitit, hudhra do t’ju vijë në ndihmë. Përtypni një ose dy thelbinj hudhër dhe më pas pini një gotë ujë përpara se të flini. Ose ziejini me qumësht, raporti duhet të jetë 5 thelpinj të grirë 1 lugë gjelle qumësht dhe do të keni një gjumë të qetë dhe s’do të gërhisni.