3 shkaqet kryesore që çojnë në thatësi vaginale, çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato
Thatësia vaginale është një problem i zakonshëm për të cilin shumë gra kanë turp që të flasin. Studimet kanë treguar se 4 nga 10 gra vuajnë nga ky problem, që mund të çojë në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe vështirësi për të arritur orgazmën. Përveç kësaj, thatësia vaginale mund të çojë në nevojë për të urinuar më shpesh dhe ripërsëritje të infeksioneve urinare. Më poshtë do të gjeni 3 shkaqet kryesore që çojnë në thatësi vaginale tek gratë dhe çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato.
Menopauza: Rreth gjysma e grave që janë në fazën e menopauzës preken nga thatësia vaginale. Ky ndryshim shkakton rënie të niveleve të estrogjenit, duke shkaktuar kështu parehati gjatë marrëdhënieve seksuale. Rënia e niveleve të këtij hormoi bën që indet vaginale të jenë më të holla më të thata, më pak elastike dhe më delikate. Çfarë duhet të bëni: Përdorni zbutës dhe lubrifikant vaginal me bazë silikoni ose një trajtim me estrogjen, nëse jeni në fazën e menopauzës.
Përdorimi i sapunëve të ashpër: Lëkura përreth vaginës mund të acarohet dhe thahet duke përdorur sapunë për ta larë. Tharja vaginale nuk është i vetmi shqetësim kur bëhet fjalë për larjen e pjesëve intime me sapunë. Studimet kanë treguar se aplikimi i produkteve irrituese afër pjesëve intimeve posedon rreziqe shëndetësore për këto të fundit. Studime të kahershme kanë treguar se gratë që përdorin xhel për larje ose sapunë në pjesën intime rrezikohen të zhvillojnë infeksione seksualisht të transmetueshme. Çfarë duhet të bëni: Ekspertët thonë se vagina pastrohet vetë prandaj nuk është e nevojshme që të përdorni produkte të tjera për ta pastruar. Nëse shqetësoheni për aromën, ekspertët sugjerojnë të lani me ujë dhe sapunë të lehtë vetëm pjesën përreth vaginës.
Duhanpirja: Studimet kanë treguar se duhanpirja shkakton thatësi vaginale pasi shkatërron estrogjenin në trup. Përdorimi i duhanit ndikon gjithashtu në qarkullimin e gjakut, prandaj dhe vagina ose inde të tjera nuk marrin mjaftueshëm oksigjen. Gratë që pinë duhan për një periudhë të gjatë kohore zakonisht kalojnë më shpejtë në fazën e menopauzës. Përveç shkaqeve të përmendura më sipër, thatësia vaginale shkaktohet edhe nga diabeti./Burimi ”Shëndeti.com.al”