“3 milionë i marrim na, 1.5 milion ia japim prokurorisë, ” – Komenti skandaloz i drejtorit të Financave pasi Prokuroria po heton Telekomin
Feim Kelmendi që mban pozitën e Drejtorit të Financave në Telekomin e Kosovës, ka bërë komente skandaloze pasi Prokuroria Speciale po heton kontratat njëburimore e që vlera e tyre shkon afër 20 milionë euro.
Pasi që Periskopi publikoi kontratat, për të cilat dyshohet se ka dallavare, Kelmendi ka komentuar duke thënë se “lehtë do ta mbyllin këtë çështje”.
“Jo 20 Milionë por gati 30 milionë, tash llogarite vec 10% që jau kemi marrë në të zezë bëjnë 3 Milionë, na i kemi ra fukarallakut shkelm. Hajde po thojmë gjysmën jau japim prokurorisë me i mbyll hetimet prape se prapë boll na mbesin 1.5 Milionë”, ka qenë komenti i drejtorit të Financave në këtë ndërmarrje publike.
Por këtu nuk mbaron “eskalimi” i Feim Kelmendit.
Ai mbrëmë në faqen e tij në Facebook ka publikuar kontratat që Prokuroria Speciale po i heton në këtë ndërmarrje publike.
E ka quajtur organizatë kriminale Prokurorinë Speciale.
“Prokuroria Speciale e Kosovës përveç se është shëndrruar në organizatë kriminale që është vënë në shërbim të partive politike, e njëjta po përdorë metoda shantazhi duke inskenuar hetime pa asnjë bazë dhe pastaj po ndersen mediat për të bërë propagandë ndaj njerze të ndershem e punëtorë”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Drejtori i Financave madje gjatë publikimit të kontratave që po heton njësia për krime ekonomike bashkë me Prokurorinë Speciale, ka publikuar edhe emrat e hetuesve policor, gjë që është e ndaluar me ligj.
“Sigurisht që nuk do të kisha publikuar shkresën zyrtare të policisë (sepse kjo mund të përbëjë pengim të hetimeve) por përderisa vet prokuoria ende pa i pranuar dokumentet i njofton mediat e caktuara jo zyrtarisht për të bërë propagandë, e pyeta veten pse mos ta bëjë edhe unë një gjë të tillë”, ka shkuar Feim Klemendi ndër të tjera.
Prokuroria Speciale ‘shoshit’ Burbuqe Hanën e Telekomit, shkak kontratat njëburimore