3 hile për ti bërë rrobat tuaja më të bardha se e bardha
Rrobat e bardha janë një sfidë e vërtetë për shumë femra, për shkak se me kalimin e kohës humbin bardhësinë e tyre dhe nisin të zverdhen.
Kësisoj ruajtja e ngjyrës së bardhë nuk është e lehtë, por nuk është e thënë që të shpenzoheni në zbardhues, pasi ka disa hile pa kosto, të cilat i keni në shtëpi.
Soda e bukës ka veti befasuese, e cila i bën rrobat e bardha dhe u largon aromën e rëndë. Kështu që hidhni 250 ml sodë në 4 litra ujë, ose në lavatriçe te pjesa e ilaçit.
Edhe aspirina është zbardhuese ideale, e cila ndihmon në heqjen e njollave nga rrobat dhe i bënë më të bardha. Shtypni gjashtë kokrra aspirinë dhe hidhini në ujë ose në lavatriçe si në rastin e parë. Në fund të larjes, rrobat do të shkëlqejnë si të reja.
Uthull dhe limon. Uthulla është ideale për heqjen e njollave dhe për të neutralizuar aromat. Kështu që në enën me ujë ose në lavatriçe shtoni tre luge uthull gjatë fazës së larjes. Ndërkohë në momentin e shpëlarjes shtrydhni lëngun e një kokrre limoni dhe rrobat tuaja do të jenë me më shumë shkëlqim dhe më të bardha.