3 gjërat që të gjithë gjinekologët i kanë halë në sy, ja përse duhet t’ua thoni gjithmonë gjatë vizitës
Askujt nuk i pëlqen të shkojë tek gjinekologu. Në varësi të nivelit tuaj të rehatisë, mund të ndjeheni mirë ose shumë keq para kontrollit që do t’ju bëjë mjeku. Por këto vizita janë një domosdoshmëri absolute. Është krejtësisht normale të ndjeheni nervoze në takimin me doktorin tuaj. Në fund të fundit, nuk është diçka e përditshme të na vizitojnë dhe prekin në vendet më intime. Megjithatë është e rëndësishme të mbani mend segjinekologët janë për të na ndihmuar dhe jo për të na gjykuar. Duke e parë mjekun tuaj si një aleat dhe një burim informacioni të paçmuar, mund t’i shmangni disa prej këtyre zakoneve të cilat nuk u pëlqejnë mjekëve.
1.Të kërkoni falje se nuk jeni pastruar në mënyrë të përkryer.
Ose, në rast se nuk jeni pastruar fare. Nëse jeni zakonisht perfeksioniste me mbajtjen nën kontroll të qimeve pubike, nuk është për t’u habitur nëse mund të ndiheni sikur keni borxh një lloj shpjegimi apo faljeje për personin që do të jetë afër dhe do të shikojë situatën… por është krejtësisht e panevojshme. Përtej të gjithave, qimet pubike janë 100 për qind natyrore dhe s’ka asgjë për t’u ndier e turpëruar.
2.Përdorimi i shumë produkteve të pastrimit brenda në pjesën intime.
Ju jeni një fanatike ë pastër dhe ju pëlqen të mbani pastër gjithçka që mban erë dhe të ndjeheni të freskëta. Kjo eshte gjë e mire! Megjithatë, kur është fjala për vaginën tuaj, më pak është zakonisht më shumë. Vaginat tona janë vetë pastruese dhe mund të bëjnë punën e tyre pa ndonjë ndihmë të veçantë nga shampot intime, dushet dhe sprucuesit.
3.Nuk jeni të sinqerta për sjelljet seksuale.
Tregimet për situatat seksuale zakonisht janë të rezervuara për të dashurin apo bashkëshortin, por është shumë e rëndësishme të jeni të sinqerta me gjinekologun për aktivitetin tuaj seksual. Mjekut nuk i interesojnë historitë tuaja por ato mund të shërbejnë në diagnozën e duhur. Gjithashtu duke treguar të vërtetën në lidhje me jetën tuaj seksuale, do t’ju lejojë ju dhe mjekut tuaj për të diskutuar për kontracepsionin dhe për të gjetur një metodë që funksionon më mirë për ju nëse doni të ngeleni shtatzëna.