3 gjëra që duhet të bëni në shtrat dhe nuk i dinit se janë të rëndësishme

3 gjëra që duhet të bëni në shtrat dhe nuk i dinit se janë të rëndësishme

Jo, në fakt nuk është një shkrim që tregon teknikat seksuale, por disa sekrete mashkullore që ata nuk i gjejnë në përgjithësi nëpër revista apo faqe të ndryshme në internet.

Por edhe sepse ata, në përgjithësi, nuk duan t’i tregojnë ‘të fshehtat’. Këto tri pika kyçe nuk kanë të bëjnë as me truket, këshillat apo kënaqësitë seksuale, madje as për rolin e udhëheqësit në krevat (edhe pse kjo temë tingëllon e këndshme në parim). Këto janë këshilla serioze për një marrëdhënie, madje nga ato që shumë femra i ndeshin çdo natë me partnerët e tyre, por kanë frikë t’i pranojnë. Dhe nëse ia plotëson dëshirën partnerit çdo natë, do të ndryshosh të gjithë jetën dinamike seksuale, madje intimiteti mund të shkojë deri në nivele shumë të larta kënaqësie.

Lëre dritën ndezur.
Ai do të të shohë. Të zhveshur. Plotësisht të zhveshur. Do të të admirojë çdo pjesë tënden dhe do të të vlerësojë për atë që je. Ok, të gjitha femrat e dinë. Ekspozimi është i frikshëm. Ndoshta preferon ta kalosh gjithçka në hije, edhe sepse mendon se ka diçka të shëmtuar në trupin tënd që atij mund të mos i pëlqejë, pa marrë parasysh se sa tërheqëse mund të jetë. Por ai dëshiron të të shohë në çdo pëllëmbë trupi, madje edhe të kërkojë sytë e tu gjatë marrëdhënies. Sa më shumë që shqetësohesh për të fshehur joperfeksionin tënd apo gjithçka mendon për të metat që ke, më shumë e largon veten nga ai dhe krijon pengesa në komunikimin seksual. Sigurisht, ka edhe raste kur të dy i doni dritat fikur, por mos harro se qëllimi nuk është të bëni dashuri në errësirë. Madje, kur ai të të thotë ‘je e bukur’, mos e tund kokën, por buzëqesh. Dhe besoji….

Jepi mesazhe të sinqerta dhe me zë.
Të gjitha e dimë. Je e shqetësuar se si do të mendojë dhe nëse do të të kritikojë. Apo që do të thotë diçka që do ta prishë të gjithë ‘lojën’. Në fakt, ai ka për qëllim të dijë cila është e vërteta dhe nëse është që ai duhet të tregohet më i dashur, sërish duhet ta dijë këtë. Po ashtu, ai dëshiron të dëgjojë se si i lutesh për ‘ta mbrojtur veten nga ai’. Nga ana tjetër, ai pretendon se nëse ka diçka që do ta duash, edhe në errësirë, do t’ia thuash preferencat që ke. Ai do të tregojë se mund të jetë më i dashur nëse ti do t’ia kërkosh këtë gjë, ndaj tregohu më e hapur dhe mos e ndrydh veten. Nëse nuk ia tregon atij se çfarë të pëlqen të bëjë, si do ta dijë? P.sh., mund t’i thuash: “Jo, jo aty” ose, “unë do ta bëj atë nëse ti do të… ” ose, “më pëlqen kur ti… ” ose thjesht “pooooo”. A e ke menduar ndonjëherë se të gjitha këto sinjale ME ZË TË LARTË mund të jenë një pikë kthese e madhe në marrëdhënien tuaj? Shanset janë që mundeni të mos e ktheni marrëdhënien në zhgënjim apo diçka të mërzitshme, ndaj përpiqu ta shijosh veten pak më shumë. Duke i dhënë udhëzime njëri-tjetrit, merrni në të njëjtën kohë edhe dhuratat më të madha që mund t’ju ofrohen.

Fokusi nuk duhet të jetë te ‘kulmi’ i tij.
Shumë gra mendojnë se kënaqësia më e madhe e një mashkulli është ejakulimi dhe kaq. Në fakt, nuk është kështu. Janë dy gjëra që i kënaqin shumë meshkujt: të qëndrosh sipër: duke i dhënë atij mundësinë të vlerësojë bukurinë tënde, por edhe duke e ndihmuar atë se si të japë kënaqësi. Në marrëdhëniet intime, nuk duhet të përqendrohesh te marrëdhënia mekanike më shumë se sa ta shijosh atë deri në fund. Mos mendo se këtu është fjala për të shkatërruar mitin (që ai të kujdeset më shumë dhe të marrë rolin e liderit), por mendo se destinacioni i fundit i udhëtimit duhet të jetë një kënaqësi e kompletuar, sepse kjo e bën atë të ndihet i talentuar, i vlerësuar dhe i suksesshëm.

Shpërndaje në: