3 arsyet që ju bëjnë të çoheni ‘jerëm’ natën

3 arsyet që ju bëjnë të çoheni ‘jerëm’ natën

Ecja në gjumë, e njohur në gjuhën mjekësore si somnambulizmi, është një çrregullim që ndodh gjatë gjumit të thellë dhe çon në ecjen apo kryerjen e veprimeve të tjera komplekse.

Somnambulizmi është më i zakonshëm tek fëmijët sesa tek të rriturit dhe ka më shumë gjasë të ndodhë kur një njeri është i lodhur. Por të gjitha arsyet që ju çojnë drejt një zgjimi të pavetëdijshëm janë këto më poshtë:

Nuk keni një orar të rregullt gjumi

Ecja në gjumë është një çrregullim që ndodh më së shpeshti në pjesën e parë të natës kur jeni në fazat më të thella të gjumit jo-REM.

Kur ecni gjatë gjumit ndodh sepse jeni pikërisht në fazën e kalimit nga gjendja jo-REM . Një orar i rregullt i gjumit forcon ritmet cirkiane, të cilat rregullojnë ciklin e gjumit dhe zgjimit të trupit.

Keni mungesë të magnezit

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e magnezit për shëndetin – dhe lidhjen e tij me një gjumë më të mirë. Kjo makro-minerale thelbësore mbështet relaksim fizik dhe gjumin e thellë. Mungesa e magnezit mund të çojë në pagjumësi dhe gjithashtu shoqërohet me somnambulizëm.

Ju po pini alkol natën

Alkooli është ndihma më e zakonshme e gjumit – studimi sugjeron që 20% e të rriturve amerikanë përdorin alkool për t’i ndihmuar ata të flenë, transmeton living.al. Pirja e duhanit gjatë natës mund t’ju bëjë që të lodheni më shpejt, por e vërteta është që alkooli është një ndërprerës i fuqishëm i gjumit.

Alkooli ndërhyn me ritmet tuaja të gjumit – rrjedhën natyrale të gjumit nëpër faza të ndryshme. Pirja e moderuar, dhe herë pas here, është zgjidhja më e mençur për gjumin e shëndoshë

Shpërndaje në: