3 arsye pse jemi më të lumtur gjatë verës!
Ka diçka magjike kur zgjohesh dhe sheh diell. Humori ndryshon brenda sekondit dhe ndjesia e parë që të vjen është të dalësh atje jashtë për të shijuar çdo moment të jetës. Zakonisht, një gjendje e tillë ndodh gjatë verës.
Në këtë stinë, njerëzit janë më të kënaqur. Ditët e gjata, muajt që duken pafund, plazhi dhe çdo gjë tjetër ndikon në gjendjen tonë. Por, që ta dini ka 3 arsye specifike pse njerëzit janë më të lumtur gjatë verës.
1. Drita ndikon në ndryshimin e rutinës sonë të gjumit.
Orët e ndryshuara mes ditës dhe natës kanë ndikim tek mënyra se si flemë. Gjatë verës njerëzit flenë më herët, zgjohen më herët dhe gjumi që bëjnë është shumë më i shëndetshëm krahasuar me atë të dimrit.
2. Edhe zakonet në të ushqyer ndikojnë gjithashtu.
Sezoni i festave gjatë dimrit vjen me ushqime të rënda të cilat i konsumojmë për një kohë të gjatë. Kjo s’do të thotë se ushqimet e dimrit janë më të këqija duke marrë parasysh faktin që trupi duhet të përballojë temperaturat e ulta, por gjatë verës trupi ndihet më i lehtë. Ushqimet e verës janë ndryshe: kanë energji mjaftueshëm, janë të lehta dhe për më tepër nuk na rëndojnë.
3.Dielli i bën mirë trupit tonë!
Përveç kujdesit që duhet të tregojmë me rrezet e dëmshme, dielli ndikon për mirë në shëndetin dhe mendjen tonë. Vitamina D ul shanset e vdekjes nga sëmundjet kardiake apo ato të prostatës. Përveç kësaj, drita natyrale është ilaç më vete për luftën kundër depresionit.
Ç’duhet më shumë për të qenë i lumtur?