Zvicra përsëri ndaj Serbisë – Mediumi serb: Dueli me “shqiponjat” sfidë e madhe, të mos provokojnë më
Në shortin për fazën e grupeve të Botërorit të Katarit, Zvicra dhe Serbia do të takohen edhe njëherë.
Pas ndeshjes së madhe të botërorit të vitit 2018 ku Xhaka dhe Shaqiri ‘bombarduan’ portën e Serbisë dhe festuan me shqiponjë, tani është radha e tyre sërish, shkruan Periskopi.
Mediumi serb, “blic.rs” e ka cilësuar këtë short si sfidë të madhe, por që thonë të mos provokohen më nga dyshja shqiptare.
Zvicra dhe Serbia do të luajnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve më 2 dhjetor, e zvicranët do të luajnë fillimisht me Brazilin (24 nëntor), ndërsa në turin e dytë me Kamerunin (28 nëntor).