Muriqi: Një herë lart, gjithmonë lart

Muriqi: Një herë lart, gjithmonë lart

Vedat Muriqi e kompletoi misionin e tij duke e ndihmuar Mallorcan të qëndrojë në La Liga.

Dhe, sulmuesi kosovar po e shijon në maksimum këtë arritje.

Ai u pa duke festuar së bashku me tifozët e Mallorcas, të cilët e kërkuan edhe qëndrimin e tij në klubin ishullor.

E në ndërkohë, 28 vjeçari e ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin pas fitores 2:0 ndaj Osasunas, e cila ia siguroi Mallorcas qëndrimin në ligën elitare spanjolle.

“Jemi aty ku e meritojmë të jemi”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Një herë lart, gjithmonë lart”, ka shtuar ai përmes një postimi tjetër në “Instastory”.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes, i cili është në pronësi të Lazios, i ka realizuar 5 gola në fanellën e Mallorcas, ndërsa ka kontribuar edhe me asistime.

Ai nuk e di nëse klubi spanjoll do ta blejë kartonin e tij, i vlerësuar 12-13 milionë nga Lazio, shkruan “Gazeta Express”.

Tifozët e Mallorcas kanë kërkuar nga ai që të qëndrojë në këtë klub, por që drejtuesit e tij javë më parë vendosën të mos e blejnë kartonin e futbollistit.

Mbetet të shihet nëse Mallorca do ta ndërrojë qëndrimin e saj karshi “Piratit”.

Shpërndaje në: