Mbyllen edhe vazhdimet në finalen Chelsea – Liverpool, ndeshja shkon në penallti
Finalja e Kupës FA ndërmjet Chelsea – Liverpool shkon në penallti.
Vazhdon drama në ‘Wembley’, pasi nuk ka gola as në vazhdime në finalen e Kupës FA.
Si Chelsea dhe Liverpool kishin rastet e tyre, por nuk u treguan konkret.
U zhvillua një ndeshje me raste të shumta për 120` minuta, por rrjeta nuk u tund nga asnjë ekip.
As në vazhdime lojtarët e të dy ekipeve nuk arritën të gjejnë golin, andaj ndeshja shkon në penallti.
Mbetet të shihet se cili ekip do të ketë më shumë fat në ekzekutimin e penalltive.