Fury tha se do të pensionohet për gruan e tij – Ajo ia qet rrenën në ‘shesh’
Gruaja e Tyson Fury, Paris ka përgënjeshtruar insistimet e ikonës britanike lidhur me pensionimin e tij.
Pas fitores së mbrëmshme ndaj Dillian Whyte, Tyson Fury tha se do të pensionohet nga boksi, me një nga arsyet që qëndronte për gruan e tij, Paris.
Por, kjo e fundit nuk kujton ndonjë premtim ose shtysë të sajën. Ajo beson se burri i tij nuk ka më asgjë për të dëshmuar.
Por, thotë se ai mund të kthehet në ring për një duel që do t’i unifikonte titujt.
“Jemi me fat që nuk na duhen më para. Jam e lumtur me ato që kemi. E di thellë në zemër se e vetmja arsye që do ta kthente Tyson Fury në ring është unifikimi i titujve”.
“Kjo është e vetmja gjë që ndoshta ai duhet ta dëshmojë. Ai nuk ka nevojë të luftojë më për famë, para apo diçka tjetër. Ai është njeriu më i famshëm në botë sonte”, vazhdoi gruaja e Fury.
Fury pas ndeshjes insistoi se i kishte premtuar gruas së tij se nuk do të përballet më në një ndeshje boksi. Situata duket se qëndron më ndryshe.