Bylbyl Sokoli: Ky kuvend nuk është i ligjshëm
Njohësi i futbollit në vendin tonë, Bylbyl Sokoli ka thënë se ky kuvend i thirrur nga FFK është i jashtëligjshëm.
“Profa” në emisionin “Politiko” në Kanal10 tha se nuk është respektuar afati prej dy muajsh dhe se kuvendi duhet të mbahet pas përfundimit të kampioantit, të jetë fer dhe transparent, shkruan Periskopi.
“Ky kuvend nuk është i ligjshëm, sepse nuk është respektuar afati prej dy muaj, unë mbes prapa asaj që kuvendi të mbahet në përfundim të kampionatit, duhet të jetë program fer dhe transparent”, tha Sokoli.
“Kuvendi duhet të mbahet në korrik, të shpallim garën fer dhe pse te mos kandidojnë 2-3 kandidatë, pse jo edhe kryetari aktual dhe të shohim se cili ka programin më të mirë”, përfundoi ai.