Boksieri i madh vë bastin: Jam i gatshëm të vendos shtëpinë time që Dillian Whyte do ta rrëzoj Tyson Furyn
Sonte me fillim nga ora 23:00 do të zhvillohet meçi i madh mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte.
Në mesin e 95 mijë spektatorëve në stadiumin Wemblay, Fury do të përballet me Whyt.
Boksieri i njohur i peshave të rënda në boks dhe njëherit kundërshtari i të dy boksierëve që do të takohen sonte Dereck Chisora rrezikon shumë me një bast që ka vendosur.
Boksieri në një prononcim rreth këtij meçi tha se është i gatshëm ta vë shtëpinë e tij në bast se Dillian Whyte do ta nokautojë Tyson Furyn, shkruan Periskopi.
“Jam i gatshëm të vendos shtëpinë time për Dillian Whyte që do ta rrëzojë Tyson Fury-n.
“Tyson është shoku im dhe e di që po më dëgjon – Tyson, do të rrëzohesh”, vazhdoi boksieri.
“Kjo është e vetmja mënyrë që ai [Whyte] mund ta fitojë luftën”, tha ai.