28 vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet, dërgohet në QKUK

28 vjeçarja në Prizren tenton të vetëvritet, dërgohet në QKUK

Një 28 vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Prizren. Sipas dëshmitarëve ajo është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë e saj në Prizren.

Vëllai i saj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ajo tenton të vetëvritet.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha se ajo është në gjendje shumë të rëndë.

28 vjeçarja është dërguar në QKUK.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka  marre informatën se nje femer (rreth 28 vjeçare) ka tentuar te vetvritet, posa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë,  fillimisht kane kontaktuar me vëllaun e viktimës I cili ka deklariar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetvritet. Sipas dëshmitarit e larcekura  rreth orës 02:00 është hedhur nga ballkoni i katit te dytë (2)  në shtëpinë e saj në Prizren. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë ,ngase ka thyerja të shumta, e njëjta është dërguar nē QKUK në Prishtinën. Nē konsultim me prokurorin ështē hapur rasti ” vetvrasje në tentativë”. Rasti është në hetime.”

Shpërndaje në: