28 Nëntori, Kurti bën pak fushatë: Kjo ditë na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

28 Nëntori, Kurti bën pak fushatë: Kjo ditë na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Kryeministri Albin Kurti ka promovuar edhe një herë projektin e Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari në Prekaz’, duke uruar 28 Nëntorin.

“Një punë që nuk u bë për 26 vjet”, thotë lexuesja e tekstit në videon e publikuar nga Kurti ndërkaq kryeministri shkruan:

Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot.

Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari.

Gëzuar 28 Nëntori!”

Shpërndaje në: