Hyundai prezanton modelin e ri i30 Fastback
Hyundai i30 ka gjetur vendin e vet në treg dhe versioni i fundit i ridizajnuar i familjes quhet Fastback dhe është i dedikuar për ata që dëshirojnë versionin sportiv të këtij automobili kompakt.
Kompania jugkoreane thotë se në pyetje është coupe i parë me pesë dyer, i cili hyn në segmentin e tregut dhe se “tregon përkushtimin e tyre për inovacione dhe dëshirat e blerësve.”
Fastback në krahasim me vëllain e vjetër, ka pamje agresive sportive dhe është më i ulët për 30mm.
Vozitësit mund të përzgjedhin paletën me 12 ngjyra, ndërsa ka motor 1.4 T-GDI me turbo-mbushës ose 1.0 T-GDI, derisa më vonë do të arrijë edhe varianti dizel me 1.6 litra
Hyundai thotë se ky model është i pajisur me teknologjinë moderne të sigurisë- nga frenimi urgjent automatik, asistenca dhe sistemi i paralajmërimit e deri tek opsioni i sistemit për njohjen e këmbësorëve.
i30 Fastback do të jetë i pranishëm në tregun evropian kah fundi i këtij viti.