250 mijë Euro gjobë për prindërit shqiptarë në Gjermani që refuzojnë masën shëndetësore ndaj fëmijëve të tyre

250 mijë Euro gjobë për prindërit shqiptarë në Gjermani që refuzojnë masën shëndetësore ndaj fëmijëve të tyre

Ligji në fjalë do ta bëj vaksinimin të obligueshëm për fëmijët në shkolla e nëpër çerdhe.

Prindërit që refuzojnë vaksinimin për fëmijët e tyre kundër fruthit në Gjermani do të ndëshkohen me gjoba marramendëse deri në 250 mijë Euro, sipas një draftligji të paraqitur nga ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.

Ligji, që do të zbatohej nga 1 marsi i 2022-s, nëse do të kalonte në parlament para fundit të këtij viti, do ta bënte vaksinimin kundër fruthit për të gjithë fëmijët në shkolla e çerdhe, ashtu si edhe për mësuesit dhe edukatorët, të obligueshëm, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Fëmijët që i fusin fëmijët në kopshte fëmijësh apo shkolla, do t’iu duhet të nënshkruajnë për vaksinimin e fëmijëve.

Sipas vlerësimeve të ministrit të shëndetësisë, ligji do të afektonte edhe 361 mijë fëmijët e pavaksinuar që veçse ndjekin shkollat apo kopshtet e fëmijëve, si edhe 220 mijë të rritur të tjerë.

Raportohet se rreth 350 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani./Periskopi

Shpërndaje në: