25 vjeçares i vënë i-Phone për gur varri
Vizitorët e varrezave në Ufa të Rusisë u habitën kur panë se një gur varri ishte në formë i-Phone.
Telefoni prej guri bazalti është i realizuar me detaje, ka edhe logon e Apple në pjesën e pasme e madje edhe një QR-Code.
Guri i varrit u ndërtua nga babai, i cili e vuajti shumë humbjen e vajzës 25 vjeçare. Ajo vdiq në vitin 2016 nga shkaqe ende të paqarta.
Prodhuesi i gurit të varrit, i cili ka kryer porosinë, thotë se pasi e kanë parë, njerëzit i kanë bërë edhe porosi të tjera.