25% e përdoruesve të Windows do të kalojnë në Mac të Apple
Një raport i ri nga Verto Analytics pohon se një pjesë e madhe e tregut të PC-ve është e gatshme të kalojë në një kompjuter Mac të Apple (desktop apo laptop), përkatësisht 21 për qind të pronarëve të laptopëve dhe 25 për qind të pronarëve të kompjuterave desktop që gjoja janë të gatshëm të bëjnë kërcimin në sistemin e famshëm operativ.
Sondazhi i Verto gjithashtu zbuloi se njerëzit me të ardhura më të mëdha kanë më shumë gjasa të kalojnë te Mac (gjë që ka kuptim). Hulumtimi tregoi se shumica e të anketuarve të pyetësorit ishin njerëz në adoleshencë ose në fillim të viteve 20, duke sugjeruar që prindërit do të ndihmonin në financimin e këtyre blerjeve.