Çfarë i ndodhi tenistes? Pensionohet papritur numri 1 i botës
Tenistja Ashleigh Bart ka njoftuar sot dhe zyrtarisht pesnionimin e saj nga tenisi.
Ndonëse 25-vjeçare, australianja e bëri të ditur këtë lajm përmes një njoftimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, shkruan Periskopi.
Ajo tha se ishte “absolutisht e shpenzuar” dhe se nuk kishte çfarë të jepte më shumë fizikisht.
“Jam shumë e lumtur dhe jam shumë e gatshme. Vetëm e di për momentin në zemrën time, për mua si person, kjo është e drejtë,” tha ajo.
“Unë e di që njerëzit mund të mos e kuptojnë atë. Unë jam në rregull me këtë. Sepse e di që Ash Barty ka kaq shumë ëndrra që ajo dëshiron t’i ndjekë pas, kjo nuk përfshin domosdoshmërisht udhëtimin në botë, largimin nga familja ime. nga shtëpia ime, ku gjithmonë kam dashur të jem.”
Barty fitoi tre gara Grand Slam teke, duke përfshirë Australian Open të këtij viti në janar.