23 vendvotime të numëruara në Drenas, këta janë tre kandidatët e PDK-së që kanë marrë më se shumti vota
![23 vendvotime të numëruara në Drenas, këta janë tre kandidatët e PDK-së që kanë marrë më se shumti vota](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/124561EF-9F1D-4A80-8519-910751CF6FB1-451x300.jpeg)
Në Komunën e Drenasit sikurse edhe në komunat tjera po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet.
Deri në orët e vona të ditës se djeshme në këtë komuna janë numëruar 23 vendvotime.
Nga numërimi i këtyre vendvotimeve njeriu më i votuar është kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka marrë 6366 vota.
Pas tij renditet kandidati për deputet Petrit Hajdari me 3519 vota, kurse i treti është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,
Deri në fund të procesit do të numërohen edhe 49 vendvotime, raporton “Ballkani.info”.