23 persona të dyshuar për zjarrin në Koçan, priten arrestime të reja

23 persona të dyshuar për zjarrin në Koçan, priten arrestime të reja

yshuarve për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Pulse”, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 u lënduan, është rritur në 23 persona.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për media tha se sot do të ketë arrestime të reja të personave lidhur me ngjarjen në Koçan, disa prej të cilëve janë punonjës të MPB-së.

“11 persona janë në paraburgim dhe ne nuk do të ndalemi këtu siç qëndron kjo çështje. Gjatë ditës së sotme nuk do të ndalemi me veprime procedurale, gjegjësisht kemi konstatuar se sistemi në Maqedoni është i korruptuar deri në atë pikë sa mund të themi se kemi një gjendje katastrofike sa i përket procedurave. Një numër i madh i institucioneve të cilat sipas ligjit duhet të monitorojnë funksionimin e diskotekës, veçanërisht në zonën e mbrojtjes në rast të ndonjë zjarri të mundshëm, prandaj gjatë ditës së sotme do të ketë një numër mjaft të madh të personave që do të paraburgosen si nga MPB-ja ashtu edhe nga institucionet tjera”, tha Toshkovski.

Autoritetet e RMV-së njoftuan gjithashtu se janë bërë autopsi rreth 15 personave që kanë humbur jetën në diskotekën në Koçan.

Sipas të dhënave të ministrit Toshkovski, diskoteka “Pulse” ka funksionuar ilegalisht dhe nuk ka pasur dokumente ligjore për funksionim, nuk ka pasur leje për përdorimin e mjeteve piroteknike dhe nuk ka lidhur marrëveshje me kontraktorët nga DNK.

“Maqedonia nuk ka një sistem me rregulla loje që do të parandalonte një ngjarje kaq të tmerrshme. Kemi dobësi sistematike që e bëjnë të pamundur kontrollin. Ne kemi konstatuar se sistemi në Maqedoni është i korruptuar deri në atë shkallë sa që mund të themi se ka një gjendje katastrofike të sjelljes institucionale”, theksoi Toshkovski.

Shpërndaje në: