Telefonata misterioze/ U tha gjithë stadiumit të pushonin – Më kë po fliste trajneri që e dërgoi Kombëtaren në Botëror
Vahid Halilhodzic u kualifikua në Kupën e Botës si trajner i Marokut me fitoren ndaj Kongos (4:1) në Casablanca.Ai u bë kështu trajneri i parë në histori që çoi katër ekipe kombëtare në Kupën e Botës.
Teksa festonte me lojtarët para 60 mijë tifozëve në një delir në stadiumin Mbreti Mohammed V, dikush nga rrethi i tij i dha një telefon dhe Vaha befas u bë serioz, pushoi së festuari dhe u bëri me dorë të gjithëve në stadium që të mbyllnin gojën.
Kur adresa për bashkëbiseduesin filloi me “Madhëria juaj …”, ishte e qartë se kush e thirri. Ka qenë mbreti maroken Muhamed VI, i cili menjëherë pas kualifikimit në Botëror ka dashur ta urojë personalisht.
Trajneri nga Bosnja dhe mbreti folën në frëngjisht. Waha i tha mbretit të fuqishëm: “Madhëria juaj, ky sukses është meritë e të gjithë kombit maroken”.
Le roi du Maroc, Mohamed 6, félicite Vahid Halilhodzic pour sa qualification en coupe du monde #MARRDC pic.twitter.com/njLhZ4bYB1
— Mr Fisk (@Mr__Fisk) March 29, 2022