Fëmijët e çifteve të ndara në rrezik nga problemet shëndetësore

Divorci është i dëmshëm për shëndetin e fëmijëve. Shkencëtarët nëpër universitetet e Santiago de Compostela dhe Vigo kanë bërë një studim, ku për mostër kanë pasur 467 veta, djem e vajza adoleshentë, përfshirë mes moshës 2 dhe 18 vjeç.
Shkencëtarët kanë zbuluar së fëmijët e çifteve të ndara janë dy herë për të rrezikuar që të përballen me sëmundjet si urogjenitale, gastrointestinale, dermatologjike apo edhe neurologjike.
Kjo nëse krahasohet me fëmijët e çifteve të cilat jetojnë bashkë me familjet e tyre.
Por divorcimi i prindërve nuk nënkupton se fëmijët e tyre mund të preken nga sëmundjet respiratore, kardiovaskulare, muskulore apo skeletore, alergjitë, të dëgjuarit apo problemet me të parë.