22 mijë kuqezinj të pranishëm në stadium për ndeshjen ndaj Polonisë
Shqipëria do të ballafaqohet sot me Poloninë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45.
Federata e Futbollit e Shqipërisë, ka njoftuar se 22 mijë kuqezinj do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e dytë në Grupin E, me shtatë pikë të grumbulluara, me një pikë më pak është Polonia në vendin e tretë.
Përndryshe, në stadium do të jenë të pranishëm shqiptarë nga të gjitha vendet shqipfolëse.