Kush është biznesmeni i minierave të arit që ofron 3.1 miliardë dollarë për Chelsean?

Kush është biznesmeni i minierave të arit që ofron 3.1 miliardë dollarë për Chelsean?

Skuadra e Chelseas tashmë dhe zyrtarisht është në shitje.

Kjo u bë e ditur nga vet presidenti i kësaj skuadre, Roman Abramovich, shkruan Periskopi.

Abramovich e qiti skuadrën në shitje, pasi u përjashtua nga Mbretëria e Bashkuar, kjo sepse ai  konsiderohet “dora e djathtë” e Putinit që ka sulmuar Ukrainë.

Ndonëse oferta e parë e tij ishte 4.2 miliardë, Abramovich thuhet të ketë arritur një marrëveshje verbale me një miliarder turk, por që ende nuk ka asgjë zyrtare.

E kur flitet për oferta, këto ditë në skenë doli edhe një biznismen tjetër nga Gana i njohur si Antwi Boasiako, që thuhet të ketë miniera ari.

Ai ka shkruar: “Unë jam një biznesmen, kam miniera ari dhe mund të përballoj 3 miliardë. Nëse blej Chelsean, një nga lojtarët e parë që do ta blejë është Vincius Junior”, tha ai.

Kujtojmë se për Chelsean i interesuar është dhe ish-kampioni i UFC, McGregor.

Shpërndaje në: