21 atletë vdesin në ultra-maratonë pas përkeqësimit të motit
Njëzet e një persona kanë vdekur pasi moti i keq goditi afër një mali në verilindje të Kinës derisa po mbahej një ultra-maratonë.
Pjesëmarrësit e një gare gati 100 kilometërshe vrapuan në breshër, në shi që binte me rrëmbim dhe në erëra tepër të forta pas rënies së papritur e të madhe të temperaturave në provincën Gansu.
Gara u ndërpre në formë emergjente rreth orës 1 pasdite të shtunën, por jo të gjithë vrapuesit mund të lokalizoheshin.
Një operacion shpëtimi u lansua që vazhdoi për 24 orë, dhe që u përmbyll të dielen ku u gjetën 21 trupat e vdekur të 21 garuesve që mungonin.
Një numër garuesish elitarë ishin mes të vdekurve, përfshirë atletin e mirënjohur Liang Jing, që së fundi kishte fituar një garë 100 kilometrëshe në Ningbo.
Fotografitë dhe videot e fillimit të maratonës treguan se si disa prej maratonistëve kishin vetëm shorce dhe maica.
Disa prej tyre më pas kishin kërkuar ndihmë në grupet e WeChat.
Shkaku i vdekjes së shumicës së vrapuesve besohet të ketë qenë hipotermia. /Periskopi