2018 Mercedes S-Class, ‘bisha’ më e re gjermane (Foto)
Mercedes është duke e lansuar versionin e ri të modelit S-Class – dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta parë se çfarë ka ndryshuar tek ky model, sesa duke lëshuar një galeri të freskët.
Ndryshimet e jashtme janë delikate dhe të kufizuara në një grilë të re, drita të rifreskuara LED dhe një parakolp të ri përpara dhe mbrapa.
Brendësia luksoze e veturës merr një palë ekrane të reja 12.3 inç në rezolucion të lartë, të cilat janë nën mbulesën e njëjtë prej qelqi, transmeton Gazeta Express.
Një timon i ri gjithashtu është prezent në veturë, me kontrolle të prekjes që e bëjnë operimin në sistemin e mençur të veturës më të lehtë.
Versioni benzinë i veturës ka një motor S 450 4Matic 3.0-litërsh me 367 kuaj-fuqi, përderisa S500 përdorë motorin e njëjtë por në këtë rast prodhon 435 kuaj-fuqi.
Sa për versionet me naftë, ka një motor 3.0-litërsh që në rastin e S 350d prodhon 286 kuaj-fuqi. Të gjitha versionet e S-Class përdorin kutinë e shpejtësive automatike ‘9G-Tronic’.