20 vite punë intensive, Danimarka lëshon projektin e parë hapësinor, synimi: Ndryshimet klimatike
Një observator i rëndë 314 kilogramësh është lëshuar drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor nga Qendra Hapësinore Kennedy si pjesë e një pune 20-vjeçare e punuar nga një ekip studiuesish danezë me kosto 50 mln dollarë. Projekti pritet të hedh dritë mbi ndryshimet klimatike dhe të çojë Danimarkën në një vend të lartë në eksplorimin e hapësirës.
Observatori Hapësinor Asim është lëshuar suksesshëm brenda hapësirës dhe tanimë i është drejtuar Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS). Përderisa ky është një projekt ndërkombëtar nga Agjencia Hapësinore Evropiane, misioni është udhëhequr nga Danimarka dhe Instituti Hapësinor Kombëtar, raportoi “Danish Radio”.
More photos from today’s Falcon 9 launch → https://t.co/095WHWMtKp pic.twitter.com/gPSLg69ae9
— SpaceX (@SpaceX) April 3, 2018
Today is the day! Less than 12 hours to go for the launch of @SpaceX‘s #Dragon spacecraft ? ASIM, aka the #SpaceStormHunter, will be on its way to the #Space_Station at 22.30 CEST. More than 100 experts from eight countries contributed to the project pic.twitter.com/WHOvKhKL8X
— Human Spaceflight (@esaspaceflight) April 2, 2018
Pas nisjes së suksesshme, Observatori Hapësinor Asim do të filloj të fotografoj për t’i dhënë përgjigje pyetjeve shkencore në grumbullimin e të dhënave rreth stuhive 100 kilometra mbi tokë dhe fenomeneve të rralla të dritës të cilave ndonjëherë u referohemi si “zanave të kuqe”, “avionëve blu”, dhe “kukudhët”, duke përfshirë matjen e rrezatimit të tyre.
Sipas zëvendës drejtorit të Termas, Carsten Jorgensen, këto fenomene të dritës nuk mund të shpjegohen matematikisht ose fizikisht. Mengithatë, ekziston një supozim i fortë se fenomeni i dritës ka një ndikim në ndryshimet klimatike, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Falcon 9 standing tall on launch pad 40 with @ASIM_Payload and #CRS14 #Dragon from @SpaceX. pic.twitter.com/5M2yieT9Ue
— Dan D. V. Bhanderi (@dan_bhanderi) April 2, 2018
Observatori Hapësinor Asim ishte lëshuar për të ndihmuar raketën Falcon 9 e cila është nisur në bashkëpunim me SapceX.
“Top moduli quhet Dragon e cila do të lëshohet brenda hapësirës dhe do të vendoshet në ISS. Kur kjo të ndodhë, më 13 prill të premten, ekipi ynë, Asim do të dalë jashtë modulit për t’u lokalizuar në stacionin hapësinor. Atëherë fillon misioni ynë,” tha Carsten Jorgensen.
Me asnjë re në rrugë, shpresa është që të fitojë njohuri të rëndësishme rreth ndikimit të fenomeneve natyrore, shpjegoi drejtori i kërkimit shkencor “DTU” Torsten Neubart, i cili e shpiku këtë ide rreth dy dekada më parë./Periskopi/