20 shenja që tregojnë se ai/ajo s’e ka harruar ende ish-in!
Nëse jeni ende duke u njohur apo sapo keni krijuar një marrëdhënie, është normale që të keni disa pasiguri të vogla. Megjithatë, shumë tregues të hershëm mund të jenë të rëndësishëm për t’u parë, pasi (ndoshta) tregojnë shumë për partnerin ose të paktën, partnerin potencial.
Ja disa detaje që mund të nënkuptojnë se ai/ajo s’e ka harruar plotësisht ish-partnerin:
1. Mbajnë ende foto të ish-it.
2. Sugjerojnë që të bëni fiks të njëjtat gjëra që ai/ajo bënte me ish-in.
3. E përmendin atë në biseda që s’kanë lidhje fare.
4. Bëjnë sugjerime se si duhet të veproni, bazuar në mënyrat si vepronte ish- i tij/saj.
5. I urojnë ditëlindjen asaj/atij.
6. Vazhdojnë të kenë kontakte ende me familjen e ish-it, ndonjëherë në mënyrë të rregullt.
7. S’e kanë problem kur i përmendin vetë, por nëse ti e hap si temë, do përpiqen ta evitojnë.
8. Nxjerrin justifikime kur i pyet “pse nuk poston foto me mua”.
9. Reagojnë gjithmonë kundrejt postimeve të ish-it në rrjete sociale.
10. Nëse i pyet “pse lidhja s’po shkon në një nivel tjetër”, përpiqen të nxjerrin justifikime.
11. Bëhen emocionalë kur flasin për ish-in ose dëgjojnë për të.
12. Pjesa më e madhe e historive që tregojnë përfshin atë.
13. E ofendojnë ish-in shpesh te ty, ose të flasin për të rejat prej tij/saj.
14. Kanë ende biseda nga ish-i në telefon.
15. Kur i pyet pse ke “ende ndërvepime (të çdo lloji) me ish-in”, nxjerrin justifikime.
16. Nuk pranojnë të kenë bërë asnjë gabim në lidhjen e mëparshme.
17. Flasin keq për të, jo vetëm me ty, por edhe tek njerëz të tjerë.
18. Kur marrin ndonjë lajm, telefonojnë ose i shkruajnë ish-it në fillim.
19. Mbajnë ende ca sende të tij/saj në shtëpi.
20. Ju thonë vazhdimisht që “s’ka asgjë, pse fiksohesh, pse shqetësohesh kot etj”, kur ju i përmendi ndonjë prej pikave të mësipërme.