20 Kombëtaret me më shumë gjasa për t’u kualifikuar në Euro 2024, nuk është Kosova e Shqipëria
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk bëjnë pjesë në mesin e 20 Kombëtareve që i kanë gjasat më të mëdha për t’u kualifikuar në Euro 2024.
Kështu të paktën ka konstatuar kompania e analizave dhe e statistikave “GracenoteLive”, e cila e publikoi listën e Kombëtareve që kanë më shumë shanse për ta prerë biletën për Evropianin e vitit të ardhshëm.
11 ekipe kombëtare i kanë së paku 80% të mundësive për t’u kualifikuar direkt në Euro 2024 pa luajtur në “play-off”.
Këto statistika janë nxjerrë ende pa filluar faza kualifikuese e evenimentit që do të mbahet në Gjermani.
Kjo kompani, eksperte për analiza dhe statistika, i ka përfshirë dy Kombëtaret që janë në grup me Kosovën, Zvicrën dhe Rumaninë, si Kombëtaret me më shumë mundësi për të shkuar në Evropian, derisa nuk i përmend “Dardanët”, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.
E në mesin e favoritëve për të shkuar në Evropian nuk janë as Kuqezinjtë, ndërsa në Top 20 të Kombëtareve që mund të kualifikohen në këtë garë gjenden dy kundërshtarët e tyre në grup, Polonia dhe Republika Çeke.