2 trajtime natyrale për të qetësuar kollën e thatë duke përdorur vetëm një përbërës: qepën
Kemi hyrë zyrtarisht në atë periudhë të vitit ku çdo gjë rrotullohet kah atmosferës festive, por sakaq nuk mund ta mohojmë që këto ditë të ftohta, të shoqëruara me shi e dëborë, ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjendjen tuaj shëndetësore. Virozat e stinës dhe gripi janë nëpër këmbë, dhe si gjithmonë më të prekurit janë fëmijët dhe mosha e tretë, por jo vetëm. Në qoftë se jeni të pakënaqur nga përdorimi aspak i efektshëm i trajtimeve medikamentoze, Living ju propozon t’i zëvendësoni të gjitha më një përbërës: qepën. E pasur me antioksidantë, përbrësës antiinflamatorë dhe antibiotikë, qepa është një ndër ilaçet më të mira natyrale që duhet të përdorni në rast problemesh me rrugët respiratore dhe kollën.
1.Shurup me mollë dhe mjaltë: Për të përgatitur këtë shurup ju nevojiten 1 qepë mesatare dhe 150 gr mjaltë. Grini qepën në formë gjysmë hëne dhe shtojeni në një vazo qelqi. Më pas bashkojeni me mjaltin, ky i fundit duhet të mbulojë plotësisht qepën. Mbylleni enën e qelqit dhe lëreni të pushojë për 12 orë në një vend të errët. Hani çdo mëngjes 1 lugë çaji nga kjo përbërje dhe do të vini re ndryshimet e para.
2.Çaj me limon, hudhër dhe qepë: Ky mund të jetë kombinimi më i çuditshëm që mund t’ju kenë zënë sytë ndonjëherë, por njëherazi një ndër më efektivët në trajtimin e kollës së thatë. Merrni 5 thelpinj hudhër dhe vendosini në një tenxhere të vogël pa i qëruar. Më pas shtoni 1 qepë të ndarë në 4 pjesë dhe lërini të ziejnë për 10 minuta në 200 ml ujë. Pasi të ketë vluar përzierja e mësipërme, fitrojeni dhe pijeni me lëng limoni natyral.